Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri të SPAK, Ambasada Britanike: KLP të realizojnë një proces të lirë, të drejtë dhe transparent!

Dec 10, 2025 | 16:09

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së kreu të ri të Prokurorisë së Posaçme.

spak

Ditën  e nesërme në ambientet e KLP-së, do të zhvillohet mbledhja nga ku do të dalë pasuesi i Altin Dumani, si kryeprokuror i SPAK.

Ambasada britanike thekson se kemi të bëjmë me një hap të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës në luftën ndaj korrupsionit.

Sakaq, shton në reagim se Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet ta realizojë këtë proces në mënyrë të drejtë, të lirë dhe transparent.


Reagimi i Ambasadës Britanike në rrjete sociale:

Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.

ambasada britanike spak

© Panorama.al

Te lidhura