Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një 34-vjeçari është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Vajkan, në autostradën Lushnjë–Fier.
Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka dalë nga rruga dhe, si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit, i identifikuar si Armando Selmanllari, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut dhe përgjegjësive të mundshme.
© Panorama.al












