Anne Hathaway shtatzënë për herë të tretë, aktorja ndan videon që zbulon barkun e rrumbullakosur

Jun 19, 2026 | 17:22

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Anne Hathaway, është në pritje të ëmbël për herë të tretë.

Anne Hathaway (4)

Lajmin e ka ndarë vetë 43-vjeçarja përmes një videoje në Instagram, duke surprizuar ndjekësit e saj.

E veshur me një fustan të bardhë, të lehtë dhe elegant, Hathaway shfaqet fillimisht me duart mbi bark, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Baby I’m Yours” e Barbara Lewis.

Në një moment, ajo ul duart dhe zbulon barkun e rrumbullakosur, duke buzëqeshur dhe e përqafuar me dashuri, përpara se të largohet me vrap nga kamera.

“Baby, I’m yours”, ka shkruar aktorja në përshkrimin e videos, duke e shoqëruar me një mesazh të ëmbël për ndjekësit.

Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, janë prindër të dy djemve, Jonathan, 10 vjeç dhe Jack, 6 vjeç.

Kujtojmë se së fundmi aktorja u fotografua gjatë pushimeve në Saint-Tropez, ku u vu re edhe barku i saj i rrumbullakosur, si me bikini ashtu edhe me një fustan të bardhë, duke ngritur dyshimet që tashmë janë konfirmuar.

Anne Hathaway (2) Anne Hathaway (3) Anne Hathaway (4) Anne Hathaway (5) Anne Hathaway (7) Anne Hathaway (8) Anne Hathaway (1)

© Panorama.al

Te lidhura