Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në ceremoninë e inaugurimit të linjës së re të fluturimit direkt Tiranë-Toronto.
Në fjalën e tij, Rama vlerësoi ecurinë e turizmit dhe rritjes së numrit të pasagjerëve në Aeroportin e Tiranës gjatë viteve të qeverisjes socialiste.
Më tej, kryeministi u shpreh se qeveria e tij nuk synon vetëm turizmin masvi, por kërkon të shkojë përtej te turizmi elitar dhe i konsumatorëve të pasur.
Rama foli edhe për problemet në Aeroportin e Vlorës, ku tha se aty kanë konflikt të brendshëm kompania, ndërsa vlerësoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për hapat e ndërmarrë. Rama siguroi se ky aeroport do të hapet dhe do funksionojë.
Rama: Besoj se shumë gjëra u thanë. Dhe nuk është e udhës ti përsëris për të zgjatur këtë takim që ka një rëndësi për faktin se Shqipëria për herë të parë bëhet pjesë e hartës së fluturimeve transoqeanike. Gjë që deri dje ishte krejtësisht një fantazi e shfrenuar. Sot një realitet. Falë uljes në Tiranë në aeroportin të avionit të parë nga Kanadaja. Përkatësisht nga Toronto, i cili siç e tha dhe përfaqësuesi i kompanisë ishte plot. Ndërkohë që i them përfaqësuesit të kompanisë atë që i kam thënë gjithë ato që kanë ardhur me linjat e tyre 1 herë në javë 2 herë në javë nga meraku i kostove dhe frika e mosnxjerrjes së fitimit, që mos ngurroni fare sepse shqiptarët janë padiskutim të parët në dy gjëra. Në mesazhe celulare dhe fluturime me avion.
Dhe padiskutim që linja e juaj do jetë shumë e suksesshme por tani është një gjë që ndodhi dhe i përket së kaluarës. Ndërkohë objektivi strategjik është që së shpejti të kemi linjën tjetër direkte atë me SHBA. Edhe në raport me këtë objektiv është bërë një përparim i konsiderueshëm, jemi shumë më afër finalizimit sesa mund të mendonim pak vite më parë. Të dhënat e aeroportit të Tiranës janë të jashtëzakonshme. Prej disa vitesh mban vendin e parë në Europë për rritjen e nr të pasagjerëve. Mjafton shifra e ndryshuar e 9 viteve, nga 2016 në 2025, rritje marramendëse me aeroportin. Në 2016 kur filloi një fazë e re në punën e përbashkët për transformimin e Aeroportin dhe aviacionit civil kishte 22 mijë fluturime në vit, për 2.2 mln pasagjerë. Më pak se 10 vite më vonë, nr arriti 13.7 mln dhe fluturimet në 82 mijë.
Shifër që e parashohim të kalojë 100 mijë në fund të dekadës dhe fillim të tjetrës. Nuk është vetëm rritja e pasagjerëve por përmirësimi i cilësisë së shërbimit. TIA ndër të parët në Europë që ka hedhur hapin e kalimit të digjitalizimit të check in dhe check out. Po këtu do të hapim një kapitull të ri të transformimit të aeroportit dhe modernizimit të tij, një kapitull, për portat digjitale, të cilat do të jenë porta ku do të hyhet pa asnjë lloj kontrolli nëse je shqiptar dhe nëse ke një pasaportë biometrike shqiptare. Për të gjithë pasagjerët shqiptar të jetë një hyrje si në shtëpinë e tyre dhe gjithë info do të merret me AI që do ketë kjo portë. Do fillojë me pasagjerët vendas dhe pastaj me të huajt. Jemi sot në një moment shumë të rëndësishëm edhe për faktin se tanimë Shqipëria e ka përmbyllur një fazë të re transformimi në turizëm dhe duhet të hyjmë në një fazë tjetër transformimi. Po shikoja disa të dhëna dhe një sërë shifrash krahasimore qoftë me të djeshmen dhe rajonin dhe më gjerë, një prej grafikëve që pashë ishte grafiku që tregon sesi artimetikisht kemi arritur momentin ku duhet të synojmë hapjen e kapitullit të turizmit të gamës së lartë të konsumatorit të pasur. Që sjell më shumë të ardhura për në nr më të vogël njerëzish.
Rritja e nr të turistëve në turizmin masiv nuk sjell një rritje të vazhdueshme të ardhurash, ama nëse pastaj krahasojmë të ardhurat me shpenzimet që rritej shumë shpejt prej rritjes së nr të turistëve të masës, shumë më tepër presion mbi trafikun, pastrimit, përpunimin e mbetjeve, mbi sistemet e ujit të kanalizimeve edhe nuk diskutohet presion tërësor mbi mjedisin. Llogari e thjeshtë për ata që bien pre një të menduari në dukje të drejtë por në thelb të gabuar që çfarë na duhet turizmi i gamës së lartë, çfarë na duhet resortet kur nuk kemi akses në to. Në fakt e kundërta është e vërteta. Na duhen më shumë nga ato për të pasur më të ardhura ne. Për komunitetin, ekonominë, biznesin dhe arkën e shtetit. Kështu që jemi në këtë pikë, do të sjellim më shumë turistë. Ajo çka tanimë, jemi të qartë të sjellim më të ardhura në familjet shqiptare dhe në arkën e përbashkët të shtetit shqiptar.
Ka një projeksion, numrit të pasagjerëve që potencialisht do hyjnë në Shqipëri një dekadë më tutje dhe numrit të fluturimeve që duhet ti përgjigjen ky numër pasagjerësh. Duhet të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil. MIE ka ndërmarrë hapat e duhur dhe objektivi mbetet i palëvizshëm që aeroporti i Vlorës një tjetër aeroport i madh do hapet me patjetër dhe nuk do jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda përbrenda kompanisë.
Jemi në fazën e përgatitjes së fundit për të çelur garën e aeroportit të Gjirokastër, aeroport turistik dhe sezonal. Padyshim që nuk kemi asnjë arsye të heqim dorë për aeroportin e Kukësit. E fundit fare, që ne e kemi nisur këtë detyrë me vetëm 6.5% të popullsisë që kishte akses në aviacion. 6.5% udhëtonin me avion kur ne nisëm detyrën. Ndërkohë që sot shifra ka shkuar në afro 40% që përdorin avionin.
© Panorama.al










