Sot (11 dhjetor) zgjidhet kreu i ri i SPAK. Kandidati për drejtues i SPAK, Adnan Xholi, prezantoi para KLP-së dhe përfaqësuesve nga BE dhe SHBA platformën dhe strategjitë e tij për drejtimin e këtij institucioni.
Xholi tha se ai do të fokusohet te hetimet cilësore dhe të shpejta, ndërsa vendosi theksin te çrrënjosja e kulturës së pandëshkueshmerisë.
“Krahas sukseseve që kjo strukturë ka arritur ka ardhur koha të vijohet me hetime të mëtjeshmme, cilësore në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin si me hetimet penale ashtu edhe me hetimet pasurore me qëllim identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e asteeve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë”, tha Xholi.
Gjithashtu Xholi foli për rëndësinë e mbrojtjes dhe integritetit të pavarësisë së SPAK, si edhe mbrojtjen prokurorëve nga sulmet e padrejta që u bëhen për shkak të detyrës.
“SPAK ndodhet në fazë të rëndësishme të konsolidimit, implementimi i strategjive të intitucionit lidhet drejtpërdrejtë me përmbushjen e misionit, luftën pa kompromis kundër korrupsionit të zyrtyarëve të lartë dhe krimit të organizuar.
Po aq e rëndësishme është mbrojtja dhe integriteti i pavararësisë së SPAK, mbrojtja e magjistratëve, prokurorë që u bëhen për shkak të detyrës”, u shpreh kandidati për drejtues i SPAK.
Adnan Xholi: Nga ana formale besoj se plotësoj të gjitha kriteret që parashikon rregullorja, besoj se kam aftësitë e duhura për të drejtuar një nga institucionet me të rëndësishme për reformës në drejtësi. Në vitin 2021 jam emëruar prokuror i Prokurorisë së Posaçme.
Nga 2013 e në vijim jam angazhuar si pedagog i jashtëm pranë shkollës së magjistraturës.
SPAK ndodhet në fazë të rëndësishme të konsolidimit, implementimi i strategjive të intitucionit lidhet drejtpërdrejtë me përmbushjen e misionit, luftën pa kompromis kundër korrupsionit të zyrtyarëve të lartë dhe krimit të organizuar.
Po aq e rëndësishme është mbrojtja dhe integriteti i pavararësisë së SPAK, mbrojtja e magjistratëve, prokurorë që u bëhen për shkak të detyrës.
Kanë arritur rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit dhe gjej rastin të shpreh mbështetjen maksimale, jam krenar që punoj me ata dhe do i mbështes në çdo situatë të aktivitetit të institucionit pavarësisht votimit të sotëm.
Krahas sukseseve që kjo strukturë ka arritur ka ardhur koha të vijohet me hetime të mëtjeshmme, cilësore në kohë të shpejtë për të goditur kriminalitetin si me hetimet penale ashtu edhe me hetimet pasurore me qëllim identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e asteeve të krimit, për të çrrënjosur kulturën e pandëshkueshmërisë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë sot drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme, që do të zëvendësojë Altin Dumanin, puna e këtij të fundit në krye të SPAK është vlerësuar nga SHBA.
Katër kandidatët në garë për kreun e ri të SPAK janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi. Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.
Të pranishëm në këtë mbledhje janë edhe përfaqësuesit e ambasadës amerikanë, Bashkimit Evropian, por edhe përfaqësi të trupit diplomatik të akredituar ne vendin tone.
Një zyrtar i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë reagoi dje për News24 lidhur me procesin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala, ai theksoi se pavarësia dhe funksionimi i pandikuar i SPAK janë vendimtare për sigurinë e qytetarëve shqiptarë.
“SPAK mbetet një partner i çmuar i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër krimit ndërkombëtar,” deklaroi zyrtari amerikan, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për institucionet e drejtësisë.
Zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri, bëri me dije përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Ambasadori BE-së, Silvio Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare, gjatë procedurës së përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK.
Ai shprehu besimin se anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së.
Edhe Ambasada Britanike në Tiranë reagoi për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK. “Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”, shkruhet në postimin e Ambasadës Britanike në Facebook.
© Panorama.al












