“Zëri jonë është dëgjuar në BE e SHBA!” – Banorja e Rrjollit: Rama merret çdo ditë me protestuesit por s’ka guxim të merret me të vërtetën! Mos bini pre e propagandës për të përçarë protestën

Jul 7, 2026 | 20:14

Aktivistja dhe banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj theksoi se kryeministri Edi Rama merret çdo ditë duke anatemuar protestuesit, por në të vërtetë nuk ka guxim të merret me kërkesat e tyre, të cilët kërkojnë largimin e tij.

Teksa mori fjalën në protestën e 38-të kundër qeverisë, aktivistja deklaroi se zëri i protestuesve është dëgjuar në BE si edhe në SHBA. Ajo bëri edhe një thirrje për protestuesit që të mos bien pre e propagandës së qeverisë që ka për qellim përçarjen e protestës.

“Tani është orari që kryeministri jonë në detyrë por jo që na përfaqëson na bën një foto meqë jemi më pak, por nuk guxojnë të vijnë pas gjysmë ore kur sheshi mbushet plot dhe të shikojnë sesa jemi kundër tyre.

Megjithëse propaganda e tyre nuk funksionon se zëri jonë është më lart se ata, na kanë dëgjuar në BE, SHBA dhe të gjithë partnerët reale të Shqipërisë dhe që e duan Shqipërinë një komb më të mirë ndaj ne do të vazhdojmë çdo ditë më shumë. Rama me qeverinë e tij po merret personalisht çdo ditë me çdo protestues, por nuk kanë guximin të merren më të vërtetë dhe kërkesat e protestuesve që të japin dorëheqjen.

Kam një mesazh për ata që mbështesin protestën. Të qëndrojmë të bashkuar përtej ndasive të vogla që mund të kemi. Të mos biem pre e propagandës për të përçarë protestën. “, theksoi ajo.

© Panorama.al

Te lidhura