TIRANE- Konkretizim te metejshem te marredhenieve te fqinjesise se mire, bashkëpunim te gjithanshëm dhe mbeshtetje per integrimin e Shqiperise ne BE ka premtuar sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Yannis-Alexis Zepos gjate takimit me ministrin tone te Jashtem, Edmond Haxhinasto.
Zepos nënvizoi se Greqia do të vazhdojë të jetë nga mbështetësit kryesorë në përpjekjet që bën Shqipëria për integrimin evropian, duke ofruar asistencën e saj konkrete në këtë drejtim.
“Më tej, z. Zepos vlerësoi kontributin e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe u shpreh se ata janë një urë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”- thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme.
Ne fjalen e tij, Haxhinasto tha se me vullnetin dhe angazhimin e përbashkët që ekziston, do të realizohet progres dhe hapa konkrete në gjithë çështjet që ekzistojnë midis dy vendeve tona. “Marrëdhëniet me Greqinë janë substanciale”,- u shpreh Ministri Haxhinasto dhe perceptimi publik për to duhet të reflektojë këtë substancë.
© Panorama.al











