Zbuloi datën e protestës kombëtare, Berisha paralajmëron demokratët: Kush nuk i përgjigjet të dalë ose të tërhiqet! Rrugë vendimtare

Dec 13, 2025 | 13:58

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar demokratët të dalin anash ose të tërhiqen nëse nuk i përgjigjen dot thirrjes për protestë kombëtare më datën 22 Dhjetor.

sali berisha 2

Berisha tha se protesta do te kete si qellim krijimin e nje qeverie teknike. Ai tha se ata qe do vijne ne proteste do te jene te bekuar, kurse te tjerët qe s’i bashkohen, do te vijne ne proteste me vonë.


Sali Berisha:
Çdo njëri nga ju duhet t’i shndërrojë këtë pyetje vetes.
Pra, çfarë do bëjmë ne?  A do bëjmë ne përpjekjet për të rikthyer votën, për të larguar këtë qeveri nga pushteti, e cila me votë absolutisht nuk largohet? Ka një mburojë të tmerrshme lobingu ndërkombëtar që paguan dhjetëra milionë… Prestigjiozja britanike dje shkruante se është i zemëruar, lexo lobingun e Edi Ramës.

Nuk thoshte një fjalë se skandali përfshinte direkt atë. Ka bërë dhjetëra artikuj ‘Economist’ për drogën dhe narkoshtetin e tij, në atë artikull asnjë fjalë, as për drogën, as për narkoshtetin.

Po, e falënderoj, përmendte zgjedhjet. Për zgjedhje kishte një gjysëm rreshti.
Çfarë është ajo? Është lobing. Marta Kos vjen dhe deklaron këtu se zgjedhjet ishin të lira.
Falënderoj shumë Komisionin që reagoi, falenderoje dhe përfaqësuesin e BE këtu që reagoi. Por nuk ka spontanitet aty. Ato janë deklarata të paguara.
Por, të gjitha këto, çfarë kërkojnë nga ne?

motionshive_1765630908707
Kërkojnë ne që të mos filozofojmë, por të përqendrojmë të gjitha forcat tona për të larguar nga pushteti këtë pushtet krimi, përndryshe zgjedhjet e tjera do i kishte 63 përqind minimumi. Ose sa të dojë. Ndaj dhe duhet të fillojmë protestat.
Duhet t’i besojmë protestës. Duhet të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë. I kemi filluar ato që janë te kryeministria. Por me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare. Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar. Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë.

Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira.
Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD.

© Panorama.al

Te lidhura