Kishin premtuar një martesë të fshehtë larg syrit të mediave dhe ashtu vepruan. “Panorama plus” e ka ndjekur këtë ceremoni, qëkur çifti Jehona Sopi dhe Lavdim Koshutova udhëtuan drejt Las Vegasit dhe Bora Bora për të zyrtarizuar dashurinë e tyre me martesë. Nga atje çifti dërgoi disa foto shumë të thjeshta në bregdet, ku Jehona shihej e veshur në një fustan të bardhë të shkurtër dhe shumë seksi, kurse Lavdimi ishte veshur në një kostum të zi. U kthyen nga pushimi dhe kishin premtuar një ceremoni brenda rrethit të ngushtë mes miqve dhe familjarëve, dhe këtë e realizuan. Por as fotot e martesës e të ceremonisë private nuk ngelën aq “private”, saç pretendonte këngëtarja e njohur Sopi, pasi edhe ato u zbuluan. Të ftuar familjarë dhe shumë miq, mes tyre shumë fytyra publike, si këngëtaret Vesa Luma e Leonora Jakupi, të cilat edhe kanë kënduar për nder të koleges së tyre. Pastaj prezantuesi Labinot Gashi, i cili kishte marrë përsipër organizimin e kësaj ceremonie. Çifti si gjithmonë duket shumë i lumtur në formë dhe Jehona me një krehje shumë elegante, një kostum kombinuar ngjyrë të bardhë dhe të zezë. Ndoshta për festa të fundvitit do të kemi rastin të dëgjojmë ndonjë këngë të re nga këngëtarja e cila ka paralajmëruar edhe hapjen e një qendre këshilluese, tani që ka përfunduar studimet në psikologji, kurse Lavdimi, bashkëshorti i saj, vazhdon të qëndrojë si anëtar në këshillin e NLB Bankës në Prishtinë.











