Zbulohen 112 rrënjë kanabis sativa

May 9, 2011 | 8:55

DELVINE – Zbulohet një sasi bimësh narkotike në Delvinë. Mbrëmjen e së shtunës, një kontroll i policisë në fshatin Kalasë çoi në zbulimin e 112 rrënjëve bimë narkotike. Burime nga Komisariati i Policisë së Rendit në Delvinë bëjnë të ditur se droga ishte e mbjellë në një parcelë tokë publike, të mbjellë me drogë të llojit kanabis sativa. Droga ishte mbjellë në kubikë dhe nga numërimi doli se ishin 112 rrënjë. Pas zbulimit dhe numërimit të përcaktimit të sasisë së rrënjëve nga policia, mandej është bërë asgjësimi i tyre. Materialet procedurale për sasinë e drogës të zbuluar në fshatin Kalasë i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, ndërkohë që po punohet për identifikimin e kultivuesve të bimëve narkotike. sh.d

© Panorama.al

Te lidhura