‘Zbatoni ligjin, banesat t’u kthehen pronarëve’

Jul 18, 2012 | 11:37

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka kërkuar sot zbatim të ligjit për kthimin e banesave në adresë të pronarëve të tyre. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha deklaroi se banesat do t’u kthehen pronarëve dhe për këtë do të përdoren mjetet e shtetit për të zbatuar ligjin.

“Ne u ofrojmë përdoruesve të tyre kredi me zero interes, por shtëpia e pronarit duhet të lirohet. Ne kemi mbi 2 vjet që kemi përcaktuar shumën, kemi ofruar kredinë, por diku nuk funksionon se kryetari i bashkisë nuk do e nuk u pyet”- tha ai.

Sipas tij, ka një mal të turpshëm falsifikimesh mbi to dhe të gjitha duhet të jenë objekt denoncimesh në prokurori.

“Përpjekjet për t’u përvetësuar pronarëve shtëpitë janë të jashtëzakonshme. Ligji do parashikojë që nëse brenda një fati të përcaktuar bashkia nuk e zbaton ligjin, do ndërhyjë enti dhe do të zbatojë ligjin. Nuk mund të shkohet më me pronarët në këtë mënyrë”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura