VIDEO/ Vdekje tragjike për “Njeriun Merimangë”, momenti tronditës kur bie në kraterin 120 metra ndërsa ngjitej pa pajisje sigurie!

Jun 15, 2026 | 11:19

Al-Khafa Ibn Adhar, i njohur edhe si “Njeriu Merimangë i Jemenit”, vdiq tragjikisht kur ra në një krater 120 metra të thellë ndërsa përpiqej të ngjitej pa pajisje sigurie.

njeriu merimange

Aksidenti ndodhi ndërsa Adhar po përpiqej të ngjitej në muret e kraterit vullkanik të Digës Harda.

Siç shihet në videon e publikuar nga Autoriteti i Mbrojtjes Civile të Jemenit, alpinisti 30-vjeçar humbi kontrollin gjatë ngjitjes.

Në të njëjtën video, Antar shihet duke bërë lëvizje të rrezikshme sekonda para rënies së tij, ndërsa mbahet pas shkëmbit vetëm me njërën dorë.

Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin e Antarit 30 metra nën sipërfaqen e ujit në krater pas një kërkimi katër-orësh.

Diga Harda është një krater vullkanik pranë qytetit Damt në Jemenin jugor me mure të pjerrëta shkëmbore dhe një liqen të nxehtë squfuri në bazën e tij.

Antar ishte bërë i njohur për postimin e videove në mediat sociale në të cilat kryente ngjitje me rrezik të lartë, me autoritetet jemenase që u bënin thirrje të gjithë alpinistëve dhe entuziastëve të sporteve aventureske të ndiqnin procedurat e sigurisë dhe të përdornin “pajisje të përshtatshme mbrojtëse për të parandaluar incidente të ngjashme”.

© Panorama.al

Te lidhura