Ed Sheeran ka njoftuar se do të tërhiqet përkohësisht nga muzika, duke thënë se do të përqendrohet tek familja e tij.
Këngëtari, gjatë koncertit të parë të turneut të tij Amerikën e Veriut, në Arizona, iu tha fansave se mund të mos e shohin për një kohë pas përfundimit të turneut, duke zbuluar se planifikon të tërhiqet përkohësisht nga muzika për të kaluar kohë me familjen e tij.
“Kjo do të jetë hera e fundit që jam këtu për një kohë. Mund të bëj një pushim kur të mbarojë turneu dhe të jem baba për një kohë. Nëse nuk ju shoh për një kohë, ju dua dhe ju falënderoj që erdhët.”, tha këngëtari.
Ed Sheeran announces he will be taking a break from music to ‘do the dad thing for a while’ as he performs the first night of his tour https://t.co/oYKyyjzHwl
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) June 15, 2026
Këngëtari është baba i dy fëmijëve me gruan e tij Cherry Seaborn, me të cilën është i martuar që nga viti 2019.
Kjo nuk është hera e parë që Ed ka marrë një pushim nga muzika, pasi ai është tërhequr edhe më parë për të njëjtat arsye.
© Panorama.al












