Një aksident i rëndë ndodhi sot (15 qershor), në aksin rrugor Rrëshen-Reps, në “Rrugën e Kombit”.
Ngjarja u raportua rreth orës 08:45, ku viktimë mbeti një këmbësor.
Burime policore thanë se automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R., ka përplasur këmbësorin K. A., rreth 46 vjeç.
Si pasojë është plagosur rëndë 46-vjeçari, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale, kurse grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
© Panorama.al












