Zbardhet krimi i ndodhur 7 vite më parë! Vdekja e Antonio Karafilit u raportua si v*tëvrasje, pas ngjarjes qëndron partnerja e tij! Kishte krijuar lidhje paralele

Apr 29, 2025 | 10:31

Është zbardhur vdekja e Antonio Karafilit, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë në Voskopojë, e cila u raportua fillimisht si vetëvrasje.

antonio karafili

Pas krimit të rëndë, mësohet se qëndron partnerja e tij Kejsi Spahillari dhe Rexhep Vathi, me të cilin ajo kishte krijuar një lidhje paralele.

Gjykata e Korçës ndaj Kejsi Spahillarit masën e sigurisë “arrest me burg” në mugesë me kerkesë të Prokurorisë nën akuzën e vrasjes në bashkëpunim të të dashurit të saj Antonio Karafili, në atë kohë 18-vjeç.

Ndërkohë pritet që Prokuroria e Korçës të procedojë me urdhër arresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin pasi ajo jeton prej disa vitesh në Kanada ku ka krijuar edhe familje.

Vdekja e 18-vjeçarit u regjistrua dhe hetua si vetëvrasje pasi i riu u gjet i varur me çarçaf në një pemë në perferi të fshatit Voskopoje.

Por, prokuroria vijoi me hetimet duke mbledhur prova dhe vleresuar indiciet, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe Rexhep Vathin.

Nga indiciet dhe provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen e të riut.

Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën, si edhe autorin e vrasjes Rexhep Vathin.

Pas krimit, Kejsi Spahillari emigroi ne Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024 Rexhep Vathi vrau veten.

© Panorama.al

Te lidhura