Zbardhet kërkesa e opozitës në Konferencën e Kryetarëve për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja

Oct 8, 2025 | 9:53

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, opozita ka kërkuar që të nisin procedurat shtetërore për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja.

astrit-kalaja-gjyqtari

Sipas opozitës, është detyrë institucionale dhe morale që shteti të njohë kontributin e tij dhe të nisë procedurat zyrtare për nderimin me titullin “Dëshmor i Atdheut”.

Astrit Kalaja u vra mesditën e 6 tetorit në sallën e gjyqit sapo ai lexoi një vendim, që ishte kundër interesit të autorit, shtetasit Elvis Shkambi.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa është dënuar ashpër nga politika dhe institucionet e drejtesise.

© Panorama.al

Te lidhura