Kemi treguar që supermodelja e njohur kosovare, Zana Krasniqi, është vendosur për të jetuar në tri vitet e ardhshme si modele e një agjencie të njohur amerikane. Karriera në Amerikë kërkon shumë sakrifica, saqë Zana Krasniqi është detyruar në të njëjtën kohë të mbulohet, por edhe të zhvishet gjatë fotosesioneve të ndryshme, të cilat i ka realizuar këto dy javët e fundit. Pasi Zana zbuloi fotosesionin e saj, e mbuluar me shami në mes të rrugëve të Nju Jorkut në krah me një model tjetër si dhe me një pamje të vjeshtës, ajo publikon edhe fotosesionin e radhës, në të cilin shfaqet e zhveshur. Meqë modelja synon karrierë artistike si aktore në Los Angeles, sigurisht që veshja dhe zhveshja në të njëjtën kohë e ndihmon si një eksperiencë e mirë, që në të ardhmen Zana të mos ketë problem të eksperimentojë me rolet e saj, të cilat do t’i ndahen në filma të ndryshëm.











