Zana Krasniqi dhe Kaltrina Selimi sjellin të dashurit në Prishtinë!

Jan 7, 2012 | 13:45

Dy femrat e njohura të ekranit, supermodelja Zana Krasniqi dhe këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi, kanë vendosur që të sjellin dashurinë e tyre në qytetin e Prishtinës. Për Zanën kanë qenë vetëm disa ditë pushimi në Kosovë ku ka vendosur që të festojë me të dashurin e saj Fisnikun, ndërsa këngëtarja Kaltrina Selimi definitivisht do të bashkëjetojë me të fejuarin e saj në Prishtinë, pasi Dritoni  është larguar përfundimisht nga Londra. I dashuri i Zanës do të udhëtojë përsëri drejt Londrës ku edhe punon, ndërsa Zana do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për të përmbushur obligimet e saj si modele në kompaninë Wilhemina. Në anën tjetër, Kaltrina edhe këtë vit do të vazhdojë të bashkëjetojë me Dritonin, pasi nuk ka vendosur ende për martesë.

© Panorama.al

Te lidhura