Xhesika, Sheila, Kristo në finalen e “X Factor”: Ja si ndihemi

Jun 10, 2012 | 13:23

Fituesi i “X factor Albania” do të ketë fatin të realizojë një kontratë me producentët botërorë “Berman Brothers”. Ata që konkurrojnë për këtë kupë janë dy vajza dhe një djalë: Xhesika Polo, Sheila Haxhiraj dhe Kristo Thano. Ja çfarë rrëfejnë për veten në këtë përballje para finales në “Tv Klan”.
Mes gjithë ambiciozëve për të fituar kupën e “X Factor”, ti je më afër ëndrrës. Si ndihesh para finales?
Xhesika: Ndihem shumë e emocionuar dhe e lumtur. Ende nuk arrij ta besoj.
Kristo: Patjetër i emocionuar, por gjithashtu dhe tepër i sigurt për finalen. Kam për të dhënë më të mirën po punoj shumë.
Sheila: Ndihem e lumtur dhe e emocionuar. Këto ditë janë tepër impenjative për mua dhe mentoren time, Julianën.
Marrëdhënia më e bukur që krijove në “X Factor”?
Xhesika: Me të gjitha vajzat e grupit, por në veçanti me Festinën, miqësinë me Kriston dhe Amarildon, dy djem të mrekullueshëm dhe me djemtë e “Classic Boys”(Jorgji, Geraldi, Ilsi) dhe “Grupi X”.
Kristo: Do të veçoja miqësinë me konkurrentët, si dhe me Alban Skënderajn, Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën, që na kanë dhënë shumë forcë.
Sheila: Për mua njohja me konkurrentët, me Julianën dhe gjithë stafin e “X Factor” është miqësore, dhe shpresoj të mbetet e pandarë.
E sheh veten si fitues?
Xhesika: Absolutisht po. Jemi tre finalistë dhe të tre mund të jemi fitues. Në finale do të jap gjithë energjinë time, pasi është nata më e rëndësishme e jetës.
Kristo: Duke marrë parasysh mbështetjen e madhe që kam nga publiku dhe besimin në vetvete, mendoj se po. Emri im është përmendur jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale si fitues i “X factor”.
Sheila: Po natyrisht. Të jesh pjesë e treshes finaliste është një arritje, pavarësisht nëse e fitoj apo jo çmimin e parë.z

© Panorama.al

Te lidhura