Xherdan Shaqiri mposht futbollistët zviceranë në garën për “Burrin më seksi”

Dec 3, 2011 | 13:26

Sipas një ankete të realizuar nga një portal i njohur në Zvicër, 17% e femrave të anketuara do të dëshironin ta kenë në shtrat Xherdan Shaqirin, futbollistin më të mirë të Zvicrës me prejardhje shqiptare. Sipas sondazhit të 20-Minuten-online, ku morën pjesë vetëm lexuese femra, futbollisti me të cilin më me dëshirë do të shkonin në shtrat, është Xherdan Shaqiri. Në këtë mënyrë, lojtari zyrtarisht më i mirë i Zvicrës, fiton edhe një epitet, atë të futbollistit më seksi të këtij vendi. Xherdani, sipas tyre është i suksesshëm, me trup të ndërtuar mirë, modest dhe “me këmbë në tokë”. Edhe jashtë fushës ai tërheq shikimet e botës femërore, duke i kushtuar shumë rëndësi pamjes së jashtme. I dyti pas Shaqirit është Valentin Stocker me 12%, ndërsa Daniel de Ridder ka dalë i treti në sondazhin për mashkullin me më shumë “seksapil”. Pas të treve vijnë Scott Sutter, Daniel Gygax dhe David Degen, ndërsa në listën e gjatë prej 30 vendeve pozicionohen edhe disa shqiptarë të tjerë që luajnë nëpër klubet e futbollit në Zvicër.

© Panorama.al

Te lidhura