Xhelal Mziu u akuzua se dhunoi një zyrtar lokal, Berisha i del në mbrojtje: Ishte provokacion i ulët nga bixhozxhiu Blendi Klosi dhe militantët e PS

Apr 25, 2025 | 15:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje Xhelal Mziut, i cili së bashku me nipin e tij u akuzuan se kanë dhunuar një zyrtar lokal në Bulqizë pas një takimi elektoral të PD.

berisha

Berisha në konferencë me gazetarët tha se e gjitha ishte një provokim i ulët i bërë nga Blendi Klosi dhe militantët e Partisë Socialiste.

Sipas kreut të PD-së, socialistët e shohin situatën dramatike, ndaj zgjedhin keto forma provokimi.

“Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund.

Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë.

Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozxhinj.

E di çka lënë Bledi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura