Xhaxhai: Nazimja regjistroi 4 biseda telefonike me Fiqiriun. Gazeta zbardh tekstet

Aug 22, 2012 | 10:28
Fiqiri Muça dhe Nazime Visha. Foto e marre ne celularin e viktimes

“Pas qëndrimit në mal, i gjeta duke ngrënë pilaf”

Hasan Hidri: I shoqërova në Komisariat pas rrëmbimit, vajza tërhoqi denoncimin.

Nazimja përgjoi 4 herë Fiqiriun.
Xhaxhai i Nazime Vishës: Regjistrimet janë bërë pas rrëmbimit të vajzës në maj.

Të afërmit: E kërcënoi, i tha “të vras ditën e dasmës”

Hasan Hidri, inspektor Policie në Komisariatin e Matit, është akuzuar nga Nazime Visha se e ka bindur atë të mos bëjë kallëzim për rrëmbim ndaj Fiqiri Muçës. Vajza e arrestuar për vrasje ka pohuar se Hidri ka marrë prej tij një “pako” apo 100 mijë lekë të rinj. I shqetësuar se ndaj tij është bërë një akuzë publike, Hasan Hidri në prononcimin e tij për “Panorama” shprehet se nga Fiqiri Muça, Nazime Visha apo familjarët e tyre nuk ka përfituar qoftë një kafe turke.
Zoti Hidri, ditët e fundit emri juaj është përmendur shpesh se keni imponuar apo bindur Nazime Vishën të mos e denoncojë Fiqiri Muçën për rrëmbim, madje ajo thotë se ju jeni kushëriri i Fiqiriut…
Prej disa ditësh, emri im përmendet në disa media nga Nazime Visha dhe familjarët e saj se paskam marrë ryshfet dhe paskam bindur Nazimen të mos e denoncojë Fiqiri Mucën për rrëmbim.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura