Big-Kopenhagen, fituese për Xhaminë e Tiranës

May 1, 2011 | 11:17

TIRANË- Big-Kopenhagen është studioja fituese për ndërtimin e xhamisë së re të kryeqytetit.

Vendimi është shpallur sot nga vetë kreu i bashkisë, Edi Rama, i cili ka vlerësuar punën shumë të mirë të bërë nga të 5 kompanitë e përzgjedhura, duke vecuar atë që u cmua si më e mira nga juria.

“Ky projekt është shumë abicioz dhe është një sfidë më vetë për Tiranën dhe sigurisht kërkon punë. Në këtë aspekt bashkia e Tiranës ka gjithë hapësin e nevojshme dhe ekspetizën e nevojshme tekniko-ligjore për të zgjidhur të gjithë problematikën” theksoi Rama

Sipas Ramës, projekti është konform planit për zhvillimin e Tiranës, konform normave ligjore dhe nuk cenon asnjë pronë, përkundër gjithë asaj që flitet dhe akuzohet.

Rama ka sqaruar disa detaje te projektit. “Aspekti i parë ka të bëjë me daljen e xhamisë në shesh, pra krijimin e një hapësire që përmbush nevojat e besimtarëve për faljet e së premtes, faljet për ditë të mëdha të vecanta të vitit që do mbushë hapësirat me besimtarë, por dhe për faljen e përditshme”- tha ai.

Së dyti, sipas tij eshte vleresuar si një element tërheqës kopshtin e Kuranit, krijimin e një kopshti rreth xhamisë që do përmbajë të gjtiha pemët dhe bimet e përmendura në Kuran në një numër aq herë sa përmenden në librin e shenjtë të Kuranit.

Nderkohe qe se treti, eshte vleresuar prirja e qartë per t’u orientuar drejt materialeve të vendit, drejt gurëve dhe mundësive që ka sot vendi dhe në trajtimin e materialeve të ndërtimit dhe sigurisht eshte vlerësuar se kostoja e këtij projekti për xhaminë dhe më tej për muzeun është një kosto e arsyeshme.

Nje dite me pare, Rama prezantoi pesë studiot të cilat vazhdojnë konkurimin mes tyre, për projektin e Xhamisë së Tiranës dhe Muzeut të bashkëjetesës fetare.

Pesë studiot në konkurim ishin:  Andreas Perea Ortega – Madrid, Spanjë; Architecture Studio – Paris, Francë; BIG – Kopenhagen, Danimarkë; Search – Amsterdam, Holandë; Zaha Hadid Architects – Londër, Britani e Madhe.

Mendohet se sipërfaqja për xhaminë është 2.500 m2, ndërsa sipërfaqja për muzeun e Tiranës është 1650 m2.

 

© Panorama.al

Te lidhura