‘Referendumi, hipokrizi e Berishës. Ja kushtet tona’

Aug 7, 2012 | 14:32

TIRANË- Hipokrizi të Berishës e ka quajtur deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, deklaratën e kryeministrit për referendum popullor lidhur me cështjen për heqjen e imunitetit.

Në një konferencë për shtyp nga selia e PS-së, Xhafaj deklaroi se në këtë mënyrë kryeministri fyen sërish shqiptarët.

“Berisha gaboi teksa në përpjekje të shpëtojë gomonen e 6 gushtit hodhi në treg salvaxhenten e referendumit. Ideja e referendumit është hedhur nga ana e PS si zgjidhje e arsyeshme në rast të mungesës së konsensusit për amendamentet kushtetuese. Ai tha se do tu drejtohet qytetarëve për imunitetet, hipokrizi e pastër e zakonshme për Berishën”- tha ai.

Xhafaj sqaroi se Partia Socialiste është dakord për mbajtjen e referendumit dhe i jep votat nëse në referendum përfshihen 4 çështje: Heqja e imunitetit; Reforma në Drejtësi; Ndalimi i importit të plehrave; Ndalimi i marrëveshjes për cenimin e kufijve detarë në Shqipëri.

© Panorama.al

Te lidhura