EMRI+FOTO/ Kapet teksa lëvizte i armatosur në mes të kryeqytetit i kërkuari për plagosjen e dyfishtë në Paskuqan! I gjenden pistoletë, drogë dhe…

Jun 17, 2026 | 11:09

Policia e Tiranës njoftoi sot (17 qershor) se ka arrestuar një 41-vjeçar të akuzuar për plagosje të dyfishtë, ngjarje e ndodhur në Paskuqan.

arma

I arrestuari është Ylli Murati, i cili u kap duke lëvizur në kryeqytet i armatosur.

Gjithashtu gjatë operacionit, 41-vjecarit, Ylli Murati u sekuestruan 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë), një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe automjeti tip “Benz” qe drejtonte i ndaluari.

2 javë më parë, në Paskuqan, 41-vjeçari, dyshohet se plagosi me thikë pas sherrit E. Q. dhe A. V., gjatë një konflikti të çastit. Kapja e tij u bë në rrugën ‘Mine Peza”.

ylli murati tirane

Sipas informacioneve, 41-vjeçari prej kohësh mbahej në vëzhgim si shpërndarës i lëndëve narkotike, kryesisht në zonën e “Don Boskos”.

Prej 2 qershorit ai ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për plagosjen e 2 personave, ngjarje që ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Sipas të dëmtuarve, shkak u bë parakalimi i makinave që ka përfunduar në sherr me thikë. Sakaq mësohet se Ylli Murati është vëllai i Fatjon Muratit, ky i fundit person i skeduar nga drejtësia për vepra të rënda penale dhe i ka shpëtuar atentateve.

thika

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës, lëvizte i armatosur në qytet, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

2 javë më parë, në Paskuqan, 41-vjeçari, dyshohet se plagosi shtetasit E. Q. dhe A. V., gjatë një konflikti të çastit.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë), një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” qe drejtonte i ndaluari.

Si rezultat i punës operative dhe asaj operacionale, kryer me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe të shtetasve që cenojnë sigurinë publike, duke lëvizur të armatosur ose me sende të tjera të kundërligjshme, me vete, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Udhëkryqi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi Y. M., 41 vjeç.

Në kuadër të operacionit u ndalua për kontrolle, në rrugën “Mine Peza”, automjeti me drejtues 41-vjeçarin. Në automjet u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

41-vjeçari ishte në kërkim, pasi më datë 2 qershor 2026, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. Q. dhe A. V., tek ura e Paskuqanit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.

© Panorama.al

Te lidhura