Wollfarth: Reforma zgjedhore, brenda pranverës

Dec 19, 2011 | 16:07

KAPSHTICE- Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka kërkuar sot nga partitë politike që të përshpejtohet puna për reformën zgjedhore, në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt. Sipas Wollfarth, zgjedhjet po afrohen ndaj dhe nuk ka shumë kohë për të humbur.

Wollfarth tha se diskutimet për reformën zgjedhore duhet të përfundojnë brenda pranverës që vjen, duke shtuar se klasa politike në Shqipëri duhet të gjejë rrugën e mirëkuptimit.

Parlamenti, sipas Wollfarth duhet të jetë vendi ku të bëhen diskutimet mes partive.

Këto deklarata, kreu i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth i bëri gjatë një vizitë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

© Panorama.al

Te lidhura