Wollfarth në selinë e PS-së, takim me Ramën

Sep 23, 2011 | 14:05

UPDATE- Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth kërkoi sot bashkëpunim mes partive politike për të përmbushur reformat e nevojshme për vendin. Deklaratat, Wolfarth i bëri pas një takimi disa minutësh që pati me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Në përfundim të takimit, ai tha se bisedoi me Ramën për mënyrën së si opozita do të angazhohet në parlament, pas vendosjes së kësja të fundit për të marrë pjesë në çdo seancë parlamentare.

Lidhur me rregulloren e parlamentit, ndryshimin e së cilës e kërkon me forcë opozita, Wollfarth tha se duhet parë se si ka qene rregullorja e mëparshme, duke shtuar se, e rëndësishme është që të dyja palët të kenë pikëpamje të qarta për këtë çështje.

Takimi vjen një ditë pasi opozita nuk e dha votën e saj në parlament për të miratuar ligjet që kërkojnë 3/5 e votave.

Maxhoranca akuzoi opozitën se po përdorë praktika bllokuese të qëllimshme për integrimin, ndërsa opozita ftoi maxhorancën që të tërheqë ligjet dhe të fillojnë menjëherë me dialogun, duke nisur me ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

© Panorama.al

Te lidhura