
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, i ka kërkuar diplomatit amerikan, Jones, që para vizitës në Shqipëri të dijë rreth bisedimeve mes Berishës dhe Presidentit francez, Sarkozi. Withers e informon Jones në lidhje me një marrëveshje të fshehtë mes Berishës e Sarkozisë për blerjen e disa helikopterëve të shtrenjtë për Ushtrinë shqiptare në Francë, me kusht që Franca të mbështesë integrimin e Shqipërisë. “Në takimet tuaja me Oketën, Berishën dhe Bashën, ju duhet të jeni të përgatitur për të bërë një ndalesë të shkurtër për ofertën e ‘Sikorsy’-së për furnizimin e Ushtrisë shqiptare me një flotë helikopterësh të lartësisë së mesme. ‘Sikorsky’, duke ofruar ‘Blackhawk’-un e saj, është një nga tre ofertuesit dhe ka të drejta mbrojtjeje të SHBA-ve. Dy të tjerët janë ‘Eurocopter’ dhe kompania italiane ‘Augusta Bell’. Pas udhëtimit të Kryeministrit Berisha në Francë javën e kaluar, shtypi është plot me thashetheme se Berisha dhe Presidenti francez, Sarkozi, kanë prerë disa lloj marrëveshjesh ‘në dhomën e pasme’, që do t’i jepte tenderin për ‘Eurocopter’ në këmbim të mbështetjes së Francës për synimin e Shqipërisë për të hyrë në BE. Berisha dhe Oketa kanë qenë të informuar direkt nga ‘Sikorsky’ mbi propozimin për ‘Blackhawk’ dhe i dinë detajet, por një paralajmërim për ta do të ishte shumë i përshtatshëm tani. Vendimi i Shqipërisë duhet të bëhet mbi bazën e një vlerësimi të drejtë, të hapur dhe transparent të tenderit, asgjë më shumë, asgjë më pak”, thuhet në kabllogram.











