Koha kur çiftet mbretëtorore mund të abuzojnë më shumë me pushtetin dhe me paratë është muaji i mjaltit. Të sapormartuarit Princi William dhe Kate Middleton mund të shkonin kudo nëpër botë, por ata kanë zgjedhur North Island, një vend i vogël, një ishull i izoluar në Republikën e Seychelles. Ishulli është në pronësi të një djali të quajtur Farhad Vladi.
Duke folur për nja gazete gjermane, Vladi pranoi se ia kishte dhëne çiftit mbretëror ishullin me qera.
“Po, e kam dhënë me qera ishullin për çiftin mbretëror britanik”- tha ai
Princi William dhe Kate do të kalojnë muajin e mjaltit atje, por ju duhet të kuptoni që ne nuk mund të themi asgjë më shumë, tha Vladi për gazetën gjermane.
Mësohet se çifti do të qëndrojë në ishull për 10 ditë.
Banorët e zonës janë shprehur shumë entuziastë për zgjedhjen që kanë bërë Will dhe Kate, ndërsa kanë shprehur dëshirën që ata të lënë ishullin dhe të vizitojnë edhe qytetin. Një pronare e një restoranti tha se, do të kishte shumë dëshirë që të priste në një dreke çiftin mberetëror.
North Island ka një sipërfaqe prej 600 ha dhe është i rrethuar nga shkëmbinj dhe pemë arra kokosi.
Njerëz të tjerë të famshëm të cilët kanë zgjedhur këtë ishull për të pushuar janë; Roger Moore apo Victoria dhe David Backham.











