Wikileaks, Topi: Komentet, në ditët në vazhdim

Sep 4, 2011 | 11:01

Presidenti i Republikës, Bamir Topi refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së një gazetareje lidhur me publikimet e fundit të Wikileaks.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij të Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa , i cili po qëndron për një viztë zyrtare në Tiranë, presidenti Topi, tha se “takimi i sotëm na imponon që t’i largohemi me vullnet, që të mos përgjigjemi kësaj pyetje”, ndërsa shtoi se lë të hapur që në ditët në vazhdim do të bëjë komentet e tij lidhur me të gjitha publikimet e Wikileaks.

© Panorama.al

Te lidhura