WikiLeaks, Thaçi është takuar 2 herë me Tadiç

Sep 7, 2011 | 20:29

Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës i ka shtrirë dorën dy herë presidentit të Serbisë, Boris Tadiç. Zbulimin e bëjnë kabllogramet e WikiLeaks, pjesë nga të cilët ka publikuar sot portali Indeksonline.

E para që e konfirmon takimin është një dokument i dërguar nga Misioni i SHBA-së në OKB, në janar 2008.

Aty ambasadori i atëhershëm amerikan, Khalilizad shpjegon takimin e tij me presidentin serb Boris Tadiç, që i kishte treguar për takimin me kryeministrin Thaçi.

“Presidenti Tadiç tha se Serbia kishte ofruar një “model shumë të qartë të autonomisë substanciale”, gjatë negociatave të Treshes për statusin final. Ai bëri thirrje për më shumë bisedime sepse ‘ne nuk do të heqim dorë nga Kosova’. Ai tha se e kishte takuar në Neë York kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe se do të takohej me të përsëri në përpjekje për të gjetur një kompromis final për statusin, por u ankua se historia e fundit e Kosovës dhe premtimet për pavarësinë po i bëjnë shqiptarët jobashkëpunes. Ai tha se ‘ne kemi një të kaluar të keqe nga e cila po provojmë të dalim’, por insistoi se ‘Unë nuk jam Slobodan Miloseviç’.

Tjetri kabllogram është dërguar nga ambasada në Athinë për në Ëashington dhe konfirmon takim të Tadiçit me Thaçin edhe pse ky i fundit ishte në opozitë.

Dokumenti është dërguar nga ambasadori Charles Reis, i cili raportonte për vizitën në Greqi të presidentin serb Tadiç dhe atij malazes Maroviç.

Ambasadori shpjegon fillimisht se si Tadiç refuzonte çdo formë të pavarësisë për Kosovën dhe bënte thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet palëve.

“Në një zhvillim pozitiv, Tadiç tha se ai kishte pasur një diskutim të shkurtët me liderin e shqiptarëve të Kosovës Hashim Thaçi në margjinat e takimit të Internacionales Socialiste, dhe të dy ishin pajtuar se kontaktet direkte ndërmjet Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës do të ishin të dobishme”, shkruante ambasadori Reis

© Panorama.al

Te lidhura