VV,policisë:Pa dhunë, mos provokoni protestuesit

Jan 13, 2012 | 14:28

PRISHTINE- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti një ditë para aksonit për bllokimin e pikave të kalimit kufitar me Serbinë, në Merdarë dhe Dheu i Bardhë tha se, asnjë protestues nUk do të provokojë policinë, ashtu siç ne shpresojmë që edhe policia nuk do t’i provokojë protestuesit.

Kurti u shpreh se “Protesta e 14 janarit nuk është kundër serbëve në përgjithësi, e serbëve në Kosovë në veçanti, por kundër Serbisë dhe në përputhje me vendimin e Kuvendit për reciprocitet të plotë.”, duke shtuar se “Policia e Kosovës nuk është kundërshtari ynë. Serbia është kundërshtari ynë.”

“Reciprociteti është vlerë e Bashkimit Evropian. Shtetet e BE-së e njohin njëra-tjetrën dhe janë në marrëdhënie reciproke. Nuk ka asnjë shembull tjetër në botë ku dy shtete që nuk kanë marrëveshje të paqes dhe nuk e njohin njëra-tjetrën e megjithatë kanë marrëveshje të tregtisë së lirë.”- tha ai.

Ai dha disa detaje lidhur me zhvillimin e protestës, ku sipas tij, duke filluar nga ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ketë të organizuar 200 kujdestarë në Merdare dhe 200 në Dhe të Bardhë. Këta kujdestarë do të jenë garancia që protesta do të jetë paqësore dhe tërësisht e padhunshme.

Vetëvendosje ka marrë mbështetje nga disa organizata për realizimin e aksionit.

Lëvizja VETËVENOSJE!, Sindikata e Pavarur e Energjetikës së Kosovës, Federata e Sindikatave të Pavarura- ELEKTROKOSOVA, Federata Sindikale e Bujqëve të Kosovës, Sindikata e Pavarur e Metalurgëve të Kosovës, Këshilli Grevist i Punëtorëve të Sharr Cem- Hani i Elezit, Qendra Studim Kritikë Veprim- Tetovë, Shkup- Maqedoni, Forumi Demokratik për Integrim-Mal i Zi, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut – Preshevë, Organizata “Konsumatori”- Prishtinë, Tifozët nga Gjakovë, Tifozët “Plisat”- Prishtinë, Tifozët  e“Tetova 1992”- Tetovë, Tifozët “Arpagjikët” –

 

© Panorama.al

Te lidhura