Rënia e aktiviteteve të vullkanit islandez Grimsvëtn po sjell një shtensionim gradual të trafikut ajror. Në Britaninë e Madhe reja e hirit thuajse eshte zhdukur gjatë ditës, njoftoi zyra e transportit ajror, dhe në këtë mënyrë fluturimet do të normalizohen me shpejtësi.
Norvegjia njofton gjithashtu për një trafik ajror pa probleme. Edhe aeroportet e Hamburgut, Bremenit dhe Berlinit janë rihapur pas një bllokimi disa orësh. Autoriteti i sigurisë së fluturimit Eurocontrol pret megjithatë që këtë të mërkurë të ketë anullime të 700 fluturimeve, njofton Deutsche Welle.
Të martën u anulluan rreth 500 fluturime nga reja e hirit të vullkanit Grimsvëtn. Ndërkohë vullkani, i cili shpërtheu ditën e shtunë, nuk ka hedhur më hi në atmosferë.











