TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka rrezuar ankimimin e Partise Socialiste per vulat rezerve, miratuar per perdorim ne 8 maj, duke lene ne fuqi vendimin e marre nga KQZ-ja vetem pak dite me pare.
Në mbledhjen e sotme Kolegji Zgjedhor u shpreh pro vendimit te KQZ-se per prodhimin e vulave rezerve per cdo lloj te papriture qe mund te shoqeroje procesin.
Opozita e ankimoi vendimin, duke deklaruar se nje gje e tille eshte nje tjeter shteg per manipulime nga ana e komisionerëve zonalë.
Kreu i KQZ-se, deklaroi se vendimi nuk do të lejojë që komisionerët e partive politike të tërhiqen nga qendra e votimit duke marrë me vete edhe vulën.
Sipas tij, vula rezervë shmang bllokimin e procesit. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genci Gjonçaj e quajti vendimin të paligjshëm, duke e kundërshtuar atë me forcë, pasi sipas tij, KQZ-ja nuk është e autorizuar për këtë. Sipas tij vulat rezerve do të keqpërdoren, ndërsa shtoi se me vula rezervë ju do shpallni fitues kë të doni.
Në aktin e përgatitur nga administrata e KQZ-së dhe që i është shpërndarë dy ditë më parë përfaqësuesve të partive politike, parashikohet që sasia e vulave rezervë që do të prodhohen për qendrat e votimit të jetë e barabartë me numrin e qendrave në të gjithë vendin, 4865 qendra në të 12 qarqet. “Vulat rezervë për qendrat e votimit do të administrohen nga Zyrat Rajonale të KQZ-së.
Zëvendësimi i vulës së KQV-së apo kryetarit të KQV-së me vulën rezervë të qendrës së votimit të miratuar në këtë vendim, do të bëhet vetëm me vendim të KQZ-së, rast pas rasti”, thuhet në projektvendim. Në relacionin që shoqëron aktin, shpjegohet se nevoja e këtij vendimi vjen pas rasteve të shfaqura në zgjedhjet e kaluara.
“Nisur nga eksperienca e proceseve zgjedhore të mëparshme, ku KQZ-ja është gjendur para faktit të dëmtimit, humbjes së vulave të KQV-ve apo kryetarit të KQV-së, si pasojë kryesisht e largimit të komisionerëve nga detyra, KQZ-ja ka qenë e detyruar që brenda një kohe shumë të shkurtër të bëjë zëvendësimin e këtyre vulave, në mënyrë që të sigurojë vazhdimin e procesit të votimit në qendrat e votimit”, thuhet në relacion. Një tjetër arsye e propozimit të këtij vendimi është edhe kostoja e lartë me të cilën duhet të dërgohet vula në qendrën e votimit.
© Panorama.al











