Letër në zyrën e Asanaj,hetohet vrasje e vetëvrasje

Jun 15, 2012 | 9:39

PRISHTINE- Në zyrën e të ndjerit, Dino Asanaj policia ka gjetur një letër me shkrim dore,  e cila le dyshime se mund te behet fjale edhe per nje vetevrasje.

“Remzi Ejupi, gazeta ‘Zëri’ dhe Abdurrahman Konjufca ma kanë shkatërruar jetën dhe familjen time dhe unë vendosa ta zbatoj ligjin duke vepruar kështu”, janë rreshtat në letrën që duket se është nënshkruar nga vetë Asanaj, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë letra, nuk e përjashton as vrasjen, as inskenimin e vetëvrasjes. Burime brenda policisë kanë thënë se trupi, pothuajse pa shenja jete, i Asanajt ishte gjetur nga shoferi i tij mesditën e së enjtes dhe se përkundër dërgimit të shpejt në QKUK, ai nuk i kishte mbijetuar plagëve.

“Në zyrë përveç gjakut të shumtë nuk është parë ndonjë parregullësi tjetër. Në tavolinën e punës ka qenë një pako cigaresh, shkrepsa mbi të, dy duqa të cigares në shpuzore, telefonat si dhe letra e stilolapsi”, shkruan të ketë thënë ky burim për gazetën.

Gjithnjë sipas tij, me këto prova dhe të tjera të mbledhura mund të zbulohet vrasja apo vetëvrasja e mundshme.

Sipas të njëjtit, po sa të merren gjurmët nga letra, ajo do të dërgohet për ekspertizë grafologjike për të vërtetuar nëse shkrimi dhe nënshkrimi kanë autorë Dino Asanajn apo dikë tjetër. Ky burimi nuk e ka përjashtuar vrasjen si akt dhe inskenimin e gjithë kësaj ngjarje.

Variantin e vetëvrasjet duket se do ta hedh poshtë edhe autopsia meqë ekzaminimi i parë tash ka treguar se i ndjeri ka më shumë goditje me thikë se sa do të ishte e mundur po të ishte vetëvrarë.

“Së paku shtatë plagë nga thika janë evidente në trupin e Asanajt”, ka thënë një burim për gazetën.

Përmbajtja e letrës së gjetur në zyrën e Asanajt flet për Remzi Ejupin dhe Abdurrahman Konjufcën, të cilët e kanë akuzuar të ndjerin se u ka kërkuar para. Ejupi e ka akuzuar atë se i ka kërkuar mbi 4 milion për t’ia dhënë hotelin “Grand”, ndërsa Konjufca e ka akuzuar se i ka kërkuar para për një fermë pulash në Lipjan.

“Mbeta i habitur, për të mos thënë i shokuar me disa nga shkrimet ku trajtoheshin pretendimet kundër emrit tim”, shkruante i ndjeri në letrën e fundit që ua kishte dërguar mediave.

“Këto shkrime dhe njollosje i cilësoj të jenë nga ato përpjekje të njerëzve jo profesionist që pa kurrfarë etike manipulojnë me opinionin vetëm për të shtrembëruar faktet dhe të vërtetat”, shkruante Asanaj në reagimin e tij, duke shtuar se dëmet që i kanë sjell ekonomisë së vendit pretendime e tilla, janë të shumëfishta.

 

 

Prishtinë, vritet me thikë shefi i AKP-së

PRISHTINE- Drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj ka humbur jeten si pasoje e plageve te marra nga goditjet me thike.

Lajmi eshte dhene dje nga drejtori i klinikës kirurgjike në Prishtinë, Mehmet Maxhuni, i cili ka bere me dije se ai nuk i mbijetoi plagët e sulmit, megjithë përpjekjet e mëdha të personelit mjekësor.

Më herët Policia e Kosovës konfirmoi për REl  se Dino Asanaj, ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, nuk ka dashur të komentojë shumë për rastin, por pat thënë se lidhur më këtë incident ka marrë informacion nga linja telefonike ndihmëse e Policisë.

Mediat vendëse kanë raportuar se zoti Asanaj është qelluar me thikë, në zyrën e tij private në Fshatin Ndërkombëtar, një lagje kjo në periferi të Prishtinës. Motivet e ketij sulmi nuk dihen ende.

© Panorama.al

Te lidhura