
GJIROKASTËR- I ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me çifte. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë Bardhë të Gjirokastrës dhe viktima sipas policisë është Maze Basho 79 vjeç.
Nga të dhënat e para rreth ngjarjes, mësohet se viktima është vetëvrarë rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm.
Arma me te cilen i ka dhene fund jetes rezulton te kete qene me leje.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, ndërkohë që banorët përreth kanë dëshmuar se shkak dyshohet të ketë qenë depresioni, pasi prej disa kohësh viktima jetonte vetëm. PIRO NASE
© Panorama.al











