Vret të fejuarën shtatzënë, më pas edhe veten

Sep 26, 2011 | 12:27

RROGOZHINE- Nje 27 vjecar ka vrare me arme zjarri te fejuaren e tij, 22 vjecare dhe me pas i ka dhene fund edhe jetes se vet.

Ngjarja e rende ka nodhur paraditen e sotme ne rrogozhine, ne shtepine  e te fejuares, e cila ishte 3 muajshe shtatzene dhe mbeti viktime nga te shtenat e nje pistolete shkrepur nga dora e te fejuarit te saj.

Sipas te dhenave te policise, shtetasi Kreshnik Selmani, 27 vjec ka vrarë me armë të fejuarën e tij, 22-vjecaren Marsida Hoxha, e më pas ka qëlluar edhe veten me të njëjtën pistoletë.

Dyshimet e para flasin per nje konflikt te mundshem mes ciftit te te fejuareve, qe sipas te njohurve lidhen me shtatzene e te rese.

Dyshohet se djali, nuk ishte dakord me mbajtjen e femijes dhe i kerkonte asaj te abortonte, gje qe mesa duket nuk eshte pranuar nga vajza.

Policia ka nisur hetimet per zbardhen e rrethanave dhe shkaqeve qe cuan ne kete krim brenda familjes.

© Panorama.al

Te lidhura