Vrau të dashurën, 14 vite burg Hykollarit

Dec 6, 2011 | 15:19
Halit Hykollari, i arrestuar për vrasje

POGRADEC- Gjykata ka dënuar me 14 vite burg 60-vjeçarin që vrau të dashurën e tij në një motel. Dënimi është dhënë sot, gjatë seancës në ngarkim të Halit Hykollarit.

Trupi gjykues, pas shqyrtimit të ngjarjes, dëgjimit të akuzës, mbrojtjes dhe vetë të akuzuarit ka vlerësuar shpalljen fajtor të tij dhe dënimin me 14 vjet burg, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg.

Vetë Hykollari ka shprehur pendesë për krimin dhe vrasjen e 35-vjeçares, Mirela Spahiu nënë e 3 fëmijëve.

Ngjarja ndodhi në një motel të Pogradecit më 29 qershor, kur viktima u masakrua me çekiç nga i dashuri i saj.

© Panorama.al

Te lidhura