Vrau kushëririn me sëpatë, pranga autorit

Dec 19, 2011 | 9:28
Foto ilustruese

POGRDAEC- Policia e Pogradecit ka hedhur dritë mbi vdekjen e Mirdash Bejkollarit, gjetur pa jetë një ditë më parë në oborrin e shtëpisë së kushëririt. Sipas policisë, viktima nuk ka gjetur vdekje për shkaqe aksidentale, por është goditur me sëpatë nga kushëriri i tij, Gurali Dikellari, i cili është vënë në pranga.

Rezultati ka ardhur pas hetimeve për ngjarjen, ndërkohë që në banesën e autorit u gjet edhe mjeti i krimit. “Vdekja e Bejkollarit, baba i dy fëmijëve, ka ardhur se pasojë e plagëve të rënda prapa kokës”- thanë mjekët.

Sipas hetimeve, 54-vjeçari Gurali Dikellari, pronar i banesës ku ndodhi krimi u arrestua për akuzën e vrasjes me dashje. “Gjatë kontrollit të imtësishëm në banesë, u gjet dhe u sekuestrua dhe një sëpatë me gjak, për të cilën pronari Dikellari, (njeri me precedentë penale) thotë se e ka përdorur gjatë përgatitjes së mishit të bagëtive për pastërma”- thonë burimet policore.

Në telefonin e autorit janë gjetur mesazhe komprometuese, që flasin për një trafik të miture, por për këtë cështja është ende në hetim.

© Panorama.al

Te lidhura