Vrau 10 pacientë dhe tentoi për 27 të tjerë, infermieri dënohet me burgim të përjetshëm! I drogonte që të mos lodhej në turn!

Nov 6, 2025 | 13:19

Një infermier i kujdesit (paliativ) në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e 10 pacientëve dhe tentativën e vrasjes së 27 të tjerëve.

gjermani

Prokurorët pretenduan se infermieri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u jepte drogë ose qetësonte pacientëve të tij të moshuar me qëllim që të zvogëlonte ngarkesën e punës gjatë ndërrimeve të natës.

Sipas BBC-së, krimet u kryen midis dhjetorit 2023 dhe majit 2024 në një spital në qytetin perëndimor gjerman të Wuerselen. Hetuesit po hetojnë raste të tjera të dyshimta. Sipas AFP-së, autori kishte punuar në spitalin Wuerselen që nga viti 2020, pasi përfundoi trajnimin e tij si infermier profesionist në vitin 2007.

Prokurorët i thanë gjykatës së Aachenit se i pandehuri tregoi “nervozizëm” dhe mungesë empatie ndaj pacientëve që kishin nevojë për një nivel më të lartë kujdesi. Gjykata dëgjoi se burri u administroi pacientëve doza të mëdha morfine dhe midazolam, një qetësues, për të zvogëluar ngarkesën e punës gjatë turnit të natës.

Infermieri u arrestua në vitin 2024. Duke e dënuar me burgim të përjetshëm, gjykata tha se krimet e tij ishin “veçanërisht të rënda”, që do të thoshte se ai nuk do të ishte i kualifikuar për lirim të parakohshëm pas 15 vjetësh. Ai do të ketë mundësinë të apelojë.

Prokurorët i thanë AFP-së se po kryhen zhvarrime për të identifikuar viktima të tjera të mundshme, gjë që mund të çojë në një gjyq të ri.

© Panorama.al

Te lidhura