Vranë gjyshin dhe mbesën, në kërkim 3 persona

Jun 15, 2012 | 13:55

SHKODER- Babe e bir dhe nje tjeter i aferm i tyre jane personat e shpallur ne kerkim, te akuzuar per vrasjen e dyfishte ne Shkoder.

Policia e Shkodres ka zbardhur sot detaje te vrasjes se gjyshit dhe mbeses 17 vjecare, duke pranuar se ajo ka qene nje vrajes per motive hasmerie.

Te shpallurit ne kerkim jane te fisit prroni, babë e bir, me të njëjtat iniciale A.P 43 dhe 27 vjeç, si dhe nje i afermi i tyre 32-vjeçar, po me te njejtin mbiemer.

Ngjarja ndodhi dje ne oren 16.30 ne fshatin Kasnec te komunes Pult ne Dukagjin, kur Kole Cuku, bashke me mbesen 17 vjecare kane qene duke punuar ne token prane shtepise se tyre. Ndaj tyre eshte qelluar me bresheri automatiku dhe nga te shtenat e para qe ka humbur jeten menjehere ka qene vajza, ndersa gjyshi ka vdekur me pas, rruges per ne spital.

Qe dje, policia deklaroi se pista e pare e hetimit ishte ajo e gjakmarrjes, pasi dy vite me pare nipi i 70 vjecarit, Gjoke Cuku, 23 vjec ka vare nje bashkefshatar te tijin, pas nje konflikti mes tyre.

© Panorama.al

Te lidhura