Vrasja në autobus, nëna e autorit: Hapa mort në shtëpi për atë që vrau djali im, kanë të drejtë të hakmerren

Sep 18, 2012 | 11:15
Mirush Ajazi, autori i vrasjes se Napolon Mustafes (majtas) ne autobusin e linjes Tirane-Kamze

Flet Sofie Ajazi, nëna e piktorit Mirush Ajazi, 36-vjeçarit që vrau me thikë 18-vjeçarin Napoleon Mustafa.

“E ndjeva sikur të më kishte vdekur im bir. Nëse duan hakmarrje, ta bëjnë”

Nëna e të vrarit në autobus: Autori të varet në litar, “Ai deshi ta sulmonte edhe djalin e dytë, 15 vjeç”
Shine Mustafa: Im bir, 18 vjeç, ishte i vetmi person i punësuar në familje
.

Mort në shtëpinë e autorit të krimit. Pavarësisht se është djali i tyre 36-vjeçar që vrau pasditen e së dielës 18-vjeçarin Napolon Mustafa, familja Ajazi ka vendosur të mbajë zi. Dje ata hapën dyert e hekurta të vilës dykatëshe në Bathore, duke pritur e përcjellë vizitorë për ngushëllime në shenjë solidariteti për dhimbjen e familjes Mustafa. Një gjest i padëgjuar më parë, por që Sofie Ajazi, nëna e Mirush Ajazit, autorit të krimit, e ka një arsye pse e ka marrë këtë iniciativë të pazakontë. “E ndjeva me shpirt pa hapa dyert e mortit. E ndjeva sikur të më kishte vdekur im bir. Edhe ai që vrau djali im është djali i një nëne. I kërkoj falje asaj. Disa herë sot doja që të ikja nga shtëpia, të shkoja ta takoja atë nënë, ta vajtonim të dyja djalin e saj.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura