Dy autorët e vrasjes brutale të studentes greke, Eleni Topaloudi, ngjarje që ndodhi në nëntor 2018 në Rodos, një shqiptar dhe një grek u shpallën të dy fajtorë për vrasje dhe përdhunim nga Gjykata e Shkallës së Parë, të Athinës. Ndaj dy të akuzuarve u dha dënimi ‘burg i përjetshëm’.

Nëna e Elenit shpërtheu me zemërim në lot, teksa avokati i 23-vjeçarit, duke thënë se ai ishte në periudhën pas adoleshencës dhe se dëshironte që Eleni të ishte gjallë.
Atëherë nëna e Elenit i bërtiti të riut, duke duartrokitur: “ Fëmija nuk po kthehet. Çfarë lehtësie për një 17-vjeçar? Ata dhunuan dhe vranë fëmijën tim”, ndërsa më pas doli nga salla e gjyqit duke qarë, teksa pjesëmarrësit e duartrokitën, shkruajne mediat greke.
Disa njerëz ishin mbledhur jashtë gjykatës, kryesisht anëtare të organizatave të grave, të pajisura me parrulla në favor të kujtesës së Eleni Topaloudi.
“Kurrë mos harroni atë që i bënë Elenit, asnjë vrasje tjetër”, bërtisnin njerëzit që ishin mbledhur jashtë Gjykatës së Apelit.













