Kreu i SPAK, Klodian Braho tha se rrezikon 36 vite burg, deputetja e Fierit, Belinda Balluku, fotografohet në një takim privat në Tiranë me biznesmenin izraelit Ron Yeffet!

Jul 7, 2026 | 23:02

Në një kohë që kreu i SPAK, Klodian Braho deklaroi se Belinda Balluku rrezikon 36 vite burg, e nga ana tjeter ajo  i shpëtoi arrestimit me votat e socialistëve, ish-zv.kryeministrja dhe ish-ministrja e Transporteve dhe Infrastrukturës, tashme si deputete e thjeshtë vijon aktivitetin e dyshimtë dhe takimet e saj kokë më kokë me biznesmenë në qendër të Tiranës.

Ron Yeffet belinda balluku coin (8)

Ditën e sotme, ish-zv.kryeministrja, e deleguara politike dhe deputetja e Fierit, Belinda Balluku, është fotografuar në ambientet e Aba Center, teksa ka dalë nga një drekë me biznesmenin dhe aksionerin e firmës shtetërore KAYO, izraelitin Ron Yeffet.

Takimi është zhvilluar në restorantin COIN, një vend që nuk mund të aksesohet nga qytetarët e thjeshtë. Ende nuk dihet pse deputetja e Fierit takoi sipërmarrësin Ron Yeffet në qendër të Tiranës, duke qenë se kjo e fundit nuk ka më asnjë post në kabinetin qeveritar. Mister mbetet edhe kush ka qenë pjesë e kësaj dreke informale, pasi në dalje është parë vetëm kjo e fundit dhe shtetasi izraelit, i njohur si mik i Edi Ramës.

Ron Yeffet belinda balluku coin (18)

Në kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, prokurorët e posaçëm i kanë mëshuar faktit se kjo e fundit nuk resht së takuari personat e përfshirë në dosjen hetimore, me qëllim prishjen e provave apo frikësimin e dëshmitarëve.

Nuk është e qartë pse Balluku, si deputete tashmë, zhvillon dreka e darka me biznesmenë si Ron Yeffet, që veprojnë në fushën e armatimeve.

Ron Yeffet belinda balluku coin (16)

Ndërkohë, SPAK ka bërë të ditur se ka shtuar edhe një sërë akuzash të reja ndaj Belinda Ballukut, atë të fshehjes së pasurisë dhe të pastrimit të parave, pas zbulimit të një vile luksoze në Palasë.

Sali Berisha, kreu i PD-së, prej disa ditësh ka hedhur dyshimet se Belinda Balluku po përgatit arratisjen nga vendi, duke transferuar paratë jashtë vendit.

Zhvillimi i një takimi me një sipërmarrës si Ron Yeffet ngre një sërë pikëpyetjesh për aktivitetin e ish-zv.kryeministres dhe se me çfarë tagri kjo e fundit zhvillon këto takime informale.

Ron Yeffet belinda balluku coin (17) Ron Yeffet belinda balluku coin (15) Ron Yeffet belinda balluku coin (14) Ron Yeffet belinda balluku coin (13) Ron Yeffet belinda balluku coin (12) Ron Yeffet belinda balluku coin (11) Ron Yeffet belinda balluku coin (10) Ron Yeffet belinda balluku coin (9) Ron Yeffet belinda balluku coin (7) Ron Yeffet belinda balluku coin (6) Ron Yeffet belinda balluku coin (5) Ron Yeffet belinda balluku coin (4) Ron Yeffet belinda balluku coin (3) Ron Yeffet belinda balluku coin (2) Ron Yeffet belinda balluku coin (1)

© Panorama.al

Te lidhura