Argjentina fitoi në mënyrë dramatike 3-2 përballë Egjiptit me përmbysje duke siguruar çerekfinalet e Kupës së Botës. Ky ishte një rezultat aq emocionues sa lojtarët vetë u përlotën në fund të ndeshjes duke u gëzuar si rrallëherë më parë.

Po aq i emocionuar u shfaq edhe trajneri Lionel Skaloni, i cili në fund të ndeshjes doli për të folur para kamerave, por nuk mbante dot lotët dhe u largua shumë shpejt.
“Nuk mund të flas, më vjen keq, jam shumë i emocionuar. Çfarë grupi lojtarësh vëlla! Më duhet të ik nga këtu…”, ishin fjalët e trajnerit para se të largohej i përlotur duke mbyllur shumë shpejt intervistën e tij në fushë.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











