“O milet, Rama ka siklet!”- 38-të ditë protestë për largimin e tij, qytetarët mbyllin marshimin dhe paralajmërojnë kryeministrin: Këtu na ke ditë e natë!

Jul 7, 2026 | 22:44

Gjatë marshimit kilometrik nëpër rrugët e Tiranës, pas disa orësh qëndrese para Kryeministrisë, qindra qytetarë kanë paralajmëruar kryeministrin Rama se do të vijojnë rezistencën e tyre.

“O milet, Rama ka siklet!” dhe “O pallosh, pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!”, kanë qenë disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit.

Ashtu si për 38 ditë me radhë, qytetarët kanë vijuar ecjen në disa prej akseve të Tiranës dhe më pas janë rikthyer poshtë zyrës së kryeministrit për të përmbyllur protestën me thirrjet: “Nesër më shumë!”.

Screenshot 2026-07-07 223910 Screenshot 2026-07-07 222443 Screenshot 2026-07-07 214536 Screenshot 2026-07-07 214536

© Panorama.al

Te lidhura