Pas punës së përbashkët hetimore të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, sot policia e EULEX-it ka arrestuar një individ të kërkuar në lidhje me vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, të ndodhur më 26 korrik 2011. Arrestimi u bë në fshatin Çabër, në veri të Kosovës.
Momentalisht i ndaluari eshtë duke u marrë në pyetje. “Hetimi për vrasjen e Enver Zymberit është duke u zhvilluar bashkërisht nga Policia e Kosovës, policia e EULEX-it dhe prokurorët vendorë e ata të EULEX-it”-, thuhet në komunikatën e zyrës për shtyp të EULEX-it. (Koha Ditore)











