Vrasja e yllit të Hollywood dhe bashkëshortes, ngrihen zyrtarisht akuza ndaj djalit të tyre! 32-vjeçari i m*sakroi me thikë, rrezikon dënim me vdekje

Dec 17, 2025 | 8:05

Prokurorët në Los Angeles kanë ngritur akuza për vrasje kundër Nick Reiner për vrasjen e prindërve të tij, regjisorit të Hollivudit, Rob Reiner dhe gruas së tij Michele.

Nick Reiner (djathtas) akuzohet për vrasjen e dy prindërve të tij
Nick Reiner (djathtas) akuzohet për vrasjen e dy prindërve të tij

Nick Reiner po përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë, tha Prokurori i Qarkut Nathan Hochman.

Ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht ose dënimit me vdekje nëse shpallet fajtor.

Djali i regjisorit do të paraqitet në gjykatë për t’u përballur zyrtarisht me akuzat, të cilat u ngritën dy ditë pasi çifti u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre në Brentwood të Kalifornisë, me plagë të shumta me thikë.

Gjatë një konference për shtyp, Hochman tha se s’ishte marrë ende vendim nëse prokurorët do të kërkonin dënimin me vdekje.

Rob Reiner drejtoi disa filma ikonikë në një sërë zhanresh, duke përfshirë “This is Spinal Tap”, “Misery” dhe “A Few Good Men”.

Michele Singer Reiner ishte aktore, fotografe dhe producente, si dhe themeluese e Reiner Light, një agjenci fotografike e kompani prodhimi.

© Panorama.al

Te lidhura