
Familja dhe gjithë fisi Mandreaj është ngujuar në fshatin Shesh të Mirditës pas ngjarjes së rëndë ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezërit Petrit dhe Eduart Ndoka.
Dy fiset i ndan vetëm përroi që përshkon fshatin, ndërsa shtëpitë e tyre nuk ndodhen në distancë të largët. Frika e një hakmarrjeje të mundshme nga tre vëllezërit e tjerë të viktimave ka bërë që thuajse të gjithë burrat e fisit Mandreaj të ngujohen. Për të shmangur ngjarje të tjera në fshat, Policia e Mirditës po mban nën vëzhgim dy fiset, e sidomos djemtë e familjes Ndoka, të cilët humbën dy vëllezërit, 30 dhe 33-vjeç.
Mësohet se vëllai i viktimave është kthyer menjëherë nga Italia ku qëndronte prej vitesh si emigrant, ndërsa tashmë duhet të kujdeset për dy vëllezërit e tjerë të tij që ndodhen në fshat. Burime nga Policia në Lezhë bënë të ditur se fakti që dy fiset janë shumë pranë njëri- tjetrit ka rritur frikën e një gjakmarrjeje të mundshme, ndaj monitorimi i zonës nga uniformat blu është më se i domosdoshëm për të shmangur konfliktin dhe viktima të tjera. Petrit dhe Eduart Ndoka u vranë me armë zjarri të shtunën e kaluar nga 48-vjeçari me precedentë të mëparshëm vrasjeje, Luigj Mandreja.
Ngjarja ndodhi në dalje të qytetit të Rrëshenit, ndërsa autori dhe viktimat ishin takuar për të shuar një konflikt që kishin pasur 8 muaj më parë. Pas arrestimit, autori pranoi krimin ndërsa deponoi shkak të saj një konflikt gjatë një ndeshjeje futbolli. Aktualisht i arrestuari ndodhet në paraburgimin e Lezhës, ndërsa pritet që sot t’i komunikohet në Gjykatë masa e arrestit.
GJERGJ FIGURI
që përshkon fshatin, ndërsa
shtëpitë e tyre nuk ndodhen
në distancë të largët. Frika
e një hakmarrjeje të mundshme
nga tre vëllezërit e tjerë
të viktimave ka bërë që thuajse
të gjithë burrat e fisit Mandreaj
të ngujohen. Për të
shmangur ngjarje të tjera në
fshat, Policia e Mirditës po
mban nën vëzhgim dy fiset, e
sidomos djemtë e familjes
Ndoka, të cilët humbën dy
vëllezërit, 30 dhe 33-vjeç. Mësohet
se vëllai i viktimave është
kthyer menjëherë nga Italia
ku qëndronte prej vitesh si emigrant,
ndërsa tashmë duhet
të kujdeset për dy vëllezërit e
tjerë të tij që ndodhen në fshat.
Burime nga Policia në Lezhë
bënë të ditur se fakti që dy fiset
janë shumë pranë njëri- tjetrit
ka rritur frikën e një gjakmarrjeje
të mundshme, ndaj monitorimi
i zonës nga uniformat
blu është më se i domosdoshëm
për të shmangur konfliktin
dhe viktima të tjera. Petrit
dhe Eduart Ndoka u vranë
me armë zjarri të shtunën e
kaluar nga 48-vjeçari me precedentë
të mëparshëm vrasjeje,
Luigj Mandreja. Ngjarja
ndodhi në dalje të qytetit të
Rrëshenit, ndërsa autori dhe
viktimat ishin takuar për të
shuar një konflikt që kishin
pasur 8 muaj më parë. Pas arrestimit,
autori pranoi krimin
ndërsa deponoi shkak të saj
një konflikt gjatë një ndeshjeje
futbolli. Aktualisht i arrestuari
ndodhet në paraburgimin
e Lezhës, ndërsa pritet që sot
t’i komunikohet në Gjykatë
masa e arrestit.











