ERSEKË- Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Aleksandër Arvizu ka apeluar nga Erseka për zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit, Skerdilajd Konomi, duke e quajëtur atë një ngjarje të tmerrshme.
Pas inaugurimit të një kopshti fëmijësh, Arvizu ka folur edhe për ngjarjen e rëndë, për të cilën ka kërkuar hetime, nxjerrjen në dritë të së vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësve përpara drejtësisë.
Sipas tij, dikush u përpoq ta vriste gjyqtarin qe la pas nje familje, dhe e vrau, ndaj policia dhe drejtësia duhet të veprojnë për zbardhjen e saj.
Konomi mbeti i vrare te premten e shkuar, kur makina me te cilen po udhetonte shpertheu nga nje bomde me telekomande. Policia po heton ne dy pista qe kane te bejne kryesisht me ceshtjen gjyqesore per ceshtje pronesie te familjes se gjyqtarit, duke pohuar se shume shpejt mund te mberrihet tek nje emer autori.
© Panorama.al











